Lexoni edhe:
Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Greqi, ku një shqiptare hodhi nga ballkoni nipin dhe mbesën , 3 dhe 5 vjeç.
Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa këtë të shtunë mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja rreth situatës.
Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!Lexoni edhe:
Para incidentit të rëndë, 37-vjeçarja ka vizituar motrën e saj 42-vjeçare.
Dy motrat kanë debatuar me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk dihen dhe më pas 37-vjeçarja ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën, ku edhe më pas u hodh edhe vetë.
Nëna e fëmijëve ishte duke gatuar ndërsa babai në punë. Pasi i hodhi nga ballkoni, i qëllonte me vazo lulesh ndërsa më pas u hodh dhe vetë.
Fqinjët dhe nëna të shokuar nxituan në trotuar të ndihmonin fëmijët.
Dy të miturit qanin të tmerruar duke bërtitur ‘na hodhi tezja nga ballkoni. Na qëlloi tezja’. Fëmijët janë transferuar në spitalin e fëmijëve të Athinës ku kurohen jashtë rrezikut, të lënduar në kokë, ndërsa 42 vjeçarja në spitalin ‘Thriasio’ ku do vizitohet nga psikiatrët.
Rreth orës 17.00 u kthye në shtëpi babai i fëmijëve, krejt i shokuar, i cili ka deklaruar se nuk e ka idenë përse reagoi kështu kunata e tij. Të shokuar kanë rrëfyer ngjarjen edhe fqinjë të familjes, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit të frikshëm.
(Kosova Sot Online)