Lexoni edhe:
Gjykimi për dallaverët me “Fondin 3%”, eksperti financiar zbulon prapaskenat e nxjerrjes së qindra-mijëra eurove shumë vite pas luftës
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prapaqan të Deçanit, ku një burrë dyshohet se ka therur me thikë vajzën e tij.
Ndaj të dyshuarit Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit.
“Po mund të ju konfirmoj se Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Nikçi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas një “mosmarrëveshje”.
I dyshuari ka përfunduar në pranga.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”.
“Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
(Kosova Sot Online)