Babai dyshohet se vrau fëmijën e tij 4-vjeçar, pastaj bëri vetëvrasje

  • E. /
  • 29 March 2022 - 08:25
Babai dyshohet se vrau fëmijën e tij 4-vjeçar, pastaj bëri vetëvrasje

Policia ka gjetur dje të vdekur një fëmijë katërvjeçar dhe babain e tij (46) në Avully, në kantonin e Gjenevës. Policia Kantonale konsideron se bëhet fjalë për një tragjedi familjare, transmeton albinfo.ch.

Siç njoftoi mbrëmë Policia e Kantonit të Gjenevës, tragjedia kishte ndodhur herët në mëngjes, shkruan 20minuten.ch. Sipas informacioneve të deritanishme, një baba (46) ka qëlluar në banesën e tij fëmijën e tij katërvjeçar dhe më pas veten.

Policia për momentin nuk ofron informacione më të hollësishme. Hetimet udhëhiqen nga prokurori publik Walther Cimino.

(Kosova Sot Online)