Kurti në Norvegji lavdëron potencialin e Kosovës, kërkon investime

  • E /
  • 29 March 2022 - 10:35
Kurti në Norvegji lavdëron potencialin e Kosovës, kërkon investime

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Norvegji ka kërkuar që të sjellin investime në Kosovë.

Këtë kërkesë ai ia paraqiti edhe ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Norvergjisë, duke lavdëruar potencialet e Kosovës.

“Resurset tona natyrore, rinia e talentuar dhe pozita jonë e mirë rajonale janë potencial për kompanitë norvegjeze. Ne kërkuam për investime në ujë, erë dhe energji solare, si dhe në sektorin tonë mineral nga ministri norvegjez i Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti udhëtoi në Norvegji së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.

Ai atje ka në agjendë të takohet edhe me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store.

(Kosova Sot Online)