Lexoni edhe:
Kujdes, kjo pjesë e veturës mban më së shumti baktere
Pas 4 orë bisedimesh, kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, delegacionet e të cilave u takuan sot në Turqi. Nuk dihet nëse do të ketë bisedime të tjera nesër.
Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll.
“Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak.
Kujdes, kjo pjesë e veturës mban më së shumti baktereLexoni edhe:
Çështja e dytë, shtoi Podolyak, “kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.
“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha këshilltari presidencial.
(Kosova Sot Online)