Lexoni edhe:
Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy nënoficerë të FSK-së, Flamur Kajtazi dhe Besart Kasumi kanë marrë pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.
Mehaj ka thënë se rreshteri Besart Kasumi ka zënë vendin e tretë.
“Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin. Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë. Vazhdojmë me suksese të radhës”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)