Lexoni edhe:
Çakorri dhe Kulla ende janë pa vijë kufitare
Infektologu dhe deputeti Shemsedin Dreshaj ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk është duke u dëshmuar në punën e tij.
Ai tha se edhe Latifi i takon grupit të ish-ministrave për sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Çakorri dhe Kulla ende janë pa vijë kufitare Lexoni edhe:
Valon Syla thotë se është paditur nga zyrtari i VV'së, i drejtohet me një …
“Ministri Latifi i takon grupit të njëjtë. Pra domethënë i takon atyre ministrave që fatkeqësisht kur ka ardhur në menaxhimin e shëndetësisë ka pasur informata të pakta ose realisht nuk ka pasur ndonjë plan strategjik të hapur”, tha ai.
Dreshaj ka folur edhe për procesin e vaksinimit në Kosovë. Anëtari i Komisionit për Shëndetësisë e pranoi se në Kosovë ka pasur manipulime me shifra të të vaksinuarve.
“Sa isha në klinikë ne kemi hartuar planin për 20-30 mijë vaksinime brenda ditës. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tas tani nuk është duke ndodhur. Nuk e di se sa tash janë vaksinuar sepse po manipulohet me shifra. Mendoj që deri tani është vaksinuar 60% e popullatës edhe pse numri nuk është në tërësi i qartë”, tha ai.
Më tutje infektologu tha se në Kosovë ka rënë interesimi për vaksinim.
(Kosova Sot Online)