Edhe mediat e huaja çuditën dhe bëjnë shaka me videon e Vuçiqit nga treni: Kujt ia bënte me dorë?

  • E /
  • 30 March 2022 - 12:55
Edhe mediat e huaja çuditën dhe bëjnë shaka me videon e Vuçiqit nga treni: Kujt ia bënte me dorë?

Pas videos së presidentit serb Aleksandar Vuçiq duke bërë me dorë një turme të padukshme teksa udhëtonte me tren u përhap në internet, edhe mediat e huaja raportuan për situatën e çuditshme dhe qesharake.

“Videoja e presidentit serb u bë virale pasi ai u pa duke bërë me dorë drejt njerëzve… që nuk ekzistonin”, shkruante The Independent në tekstin e saj.

“Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri hungarez Viktor Orban shënuan hapjen e linjës hekurudhore Beograd-Budapest. Ata hipën në një nga trenat e rinj dhe u bënë dorë mbështetësve përmes dritares, por me kalimin e kohës stacioni u zbraz plotësisht dhe ishte mjaft i errët. Por Vuçiç vazhdoi duke bërë me dorë pa u lodhur”.

Kujtojmë, Vuçiq gjatë vozitjes u ka bërë me dorë njerëzve jashtë trenit, por në një moment edhe pse askush nuk ka qenë jashtë, ai sërish ka bërë me dorë. Orbanit nuk e kishte të qartë se kujt i bënte me dorë nikoqiri serb, kështu që në një moment u kthye për të parë nëse Vuçiq kishte parë diçka që nuk e shihte ai.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq mundohet kot. E bëri një herë në mes të një interviste dhe kameramani filmoi anën tjetër ku nuk ishte askush.

(Kosova Sot Online)