Lexoni edhe:
Qeveria të bëhet transparente, kush përfitoj subvencione nga ata 230 miliona euro të deklaruar dhe të shpenzuara!
Dje në Rahovec një burrë ka pësuar lëndime të rënda nga traktori, ku më pas ka vdekur në QKUK.
Siç njofton policia, i ndjeri ishte duke e rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM ME PASOJA FATALE /Rr.Xheladin Hajda, Rahovec, 30.03.2022-16:05 .Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve.
(Kosova Sot Online)