![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/02/200x200_000EW98PTW4TSKFG-C122-F41648888978.jpg)
Lexoni edhe:
Paralajmërojnë historianët, Putin po i bën këto gabime si Hitleri
Mes agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe euroatlantik të Ukrainës, Olga Stefanyshyna, konfirmoi vdekjen e bashkëshortit të saj të enjten.
Sipas Stefanishyna, burri i saj, Bohdan Stefanyshyn, u vra në rajonin Chernihiv të Ukrainës derisa merrte pjesë në një mision të Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të shpëtuar njerëzit pranë qytetit të rrethuar të Chernihiv.
Paralajmërojnë historianët, Putin po i bën këto gabime si HitleriLexoni edhe:
“Burri im i dashur, Bogdan, vdiq nga një predhë ruse më 30 mars afër Chernihiv, duke u përpjekur të shpëtojë njerëz. Unë do të jem me fëmijët tanë. Kam shumë dhimbje.
Vlen të përmendet se Stefanishyna u rendit e 45-ta në listën e “100 ukrainasve më me ndikim” në listën e vitit 2021 dhe e 14-ta në listën “100 gratë më me ndikim të Ukrainës në vitin 2021” nga revista Focus.
Për vrasjen e tij shkroi edhe deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, e cila tha se ai vdiq si një hero derisa po evakuonte njerëz.
(Kosova Sot Online)