![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/04/200x200_Kushtet-per-tu-bere-Avokat1649050894.jpg)
Lexoni edhe:
Lufta kundër krimit të organizuar kërkon një kryeprokuror me integritet të lartë moral e profesional
Pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiqin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”. Aty u përdorën edhe armët e zjarrit.
Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës njoftuan se për përdorimin e armëve mbrëmë në veri të vendit, lidhur me fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi, policia ka hapur rast. Rasti është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.
Deri më tani nuk ka të arrestuar, teksa pamje nga “festa” e serbëve në veri mund të shihni në videon më poshtë, ku edhe dëgjohen të shtëna armësh.
(Kosova Sot Online)