Vdes 23 vjeçarja pasi hëngri ëmbëlsira me kanabis

  • E. /
  • 05 April 2022 - 09:34
Vdes 23 vjeçarja pasi hëngri ëmbëlsira me kanabis

Një 23 vjeçare ka vdekur pasi hëngri ëmbëlsira me kanabis.

E ndjera dhe shoqja e saj, 21 vjeçare, i blenë ato duke menduar se janë bonbona kanabisi, të quajtura “Trrlli Peachie O’s”, më 29 mars, të cilat iu dorëzuan në adresën e saj të shtëpisë në South Park Drive, Ilford.

Si ajo dhe shoqja e saj u ndjenë menjëherë keq pasi hëngrën vetëm një ëmbëlsirë. Policia dhe ekipet e ambulancës u dërguan në adresë në orën 23:30 të së martës së javës së kaluar.

Të dyja gratë u dërguan në një spital në lindje të Londrës, por fatkeqësisht, 23-vjeçarja vdiq katër ditë më vonë të shtunën më 2 prill.

Identiteti i gruas nuk bëhet me dije për momentin dhe pritet të bëhet ekspertiza pas vdekjes.

Shoqja e saj është liruar nga spitali pas trajtimit.

Leon Broën, 37 vjeç, nga Albert Road, South Norëood, në jug të Londrës, është akuzuar në lidhje me vdekjen.

Ai u shfaq në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës Barkingside të hënën më 4 prill.

Oficerët janë aktualisht në pritje të testeve për një numër ëmbëlsirash të cilat janë gjetur nga policia në shtëpinë e Ilford.

Ende nuk është konfirmuar se ku po prodhoheshin ‘Trrlli Peachie O’s’, por policia po paralajmëron publikun kundër substancave të paligjshme të paketuara në formën e ëmbëlsirave kanabis pasi paraqesin rrezik konsumi aksidental për shkak të paketimit të përshtatshëm për fëmijët.

(Kosova Sot Online)