
Lexoni edhe:
Kur dhe si do të transferohen të burgosurit e Danimarkës në Kosovë
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka renditur tri karakteristika që sipas saj u vërejtën te presidentja Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj njëvjeçar.
Hoxha thotë se karakteristikë e presidentes Osmani këtë vit ishte heshtja, manipulimi i presidentes me shifra për qytetarët që kërkojnë viza dhe kursimi i parasë publike që flet për mungesë aktiviteti e vizioni.
Kur dhe si do të transferohen të burgosurit e Danimarkës në KosovëLexoni edhe:
“Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!”, shkruan ajo tutje.
Postimi i saj i plotë:
Tri karakteristika të presidentes Osmani në 1 vit mandat:
?HESHTJA e Presidentes për temat kyçe në Kosovë, për çmimet, për energjinë, për kodin a për shaminë…
?MANIPULIMI i Presidentes për shifra të qytetarëve që po kërkojnë visa për ta lëshuar Kosovën
?KURSIMI i parasë publike si lavd e që si pasojë flet për mungesë aktiviteti e vizioni…
Ma shumë e kam dëgju duke fol për Ukrainën së fundi sesa tanë vitin për Kosovën.
Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!
(Kosova Sot Online)