Lexoni edhe:
Fati i Telekomit në betejë për ti shpëtuar zhvatjes nga oligarkët Devolli!
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se ka pranuar informacione të disa raste me para të falsifikuara, ku gjashtë prej të cilave janë raportuar në Prishtinë, ndërsa një në Ferizaj.
Në raport, bëhet e ditur se policia kanë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedurë hetimore.
Fati i Telekomit në betejë për ti shpëtuar zhvatjes nga oligarkët Devolli! Lexoni edhe:
“Gjashtë raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, në kartëmonedha dhe monedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti policor kanë sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport.
Ndërsa në Ferizaj, policia është njoftuar për një rast ku një person ka pranuar një monedhë prej 100 euro, e cila po ashtu dyshohet të jetë falsifikuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka pranuar në monedhë prej 100 euro e cila dyshohet te jetë e falsifikuar”, shtohet në raport.
(Kosova Sot Online)