Lexoni edhe:
Ka një limit, jo më shumë se kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani
Nga sot pritet të jetë më ngrohtë e me më shumë diell. Të dielen do të jetë më ftohtë, me kushte për shi e bore.
Të premten e shtunën do të jetë ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vransira kalimtare dhe erë.
Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.
Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.
(Kosova Sot Online)