Lexoni edhe:
Zvarritja për 6 vjet në gjykimin e aferës korruptive “TOKA”, me kryeprotagonist Azem Sylën e PDK-së
Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici se e ka gjetur një burrë të vdekur në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh, afër trupit të viktimës janë gjetur dhe sekustruar një pistoletë me tri gëzhoja.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
“VDEKJE E DYSHUAR- Prishtinë, M; 07.04.2022 një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë . Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)