![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kosova krah Ukrainës, gjendet rruga për t’iu dërguar ndihma ukrainasve
![Kosova krah Ukrainës, gjendet rruga për t’iu dërguar ndihma ukrainasve](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/08/auto_SEI_90794744-640x360-1-600x3601649415748.jpg)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të fillojë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin ukrainas, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndau 100 mijë euro për blerjen e kontingjentit të parë.
Dërgimin e ndihmave do ta realizojë përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, e cila do të bëjë përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës dhe më pas me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndajë këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.
Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime. Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.
Isma dhe Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe janë shprehur të lumtur që Republika e Kosovës do të kontribuojë sadopak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse.
(Kosova Sot Online)