![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/09/200x200_the-pilgrims-guide-4487889_1280-e15881780891921649492805.jpg)
Lexoni edhe:
Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se 53.23% e vizitorëve në Kosovës gjatë muajit janar 2022 kanë qenë të huaj në hotelet e Kosovës.
Sipas ASK-së, numri i vizitorëve gjatë këtij muaji ka qenë 31 mijë e 223, ku 46.77% ishin vendor.
Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz në pelegrinazhin e Haxhit këtë vitLexoni edhe:
“Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 mijë e 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës, me 10 mijë e 351 vizitorë dhe 19 mijë e 106 net-qëndrime”, thuhet në njoftim.
ASK gjithashtu ka bërë të ditur se numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.
Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra.
(Kosova Sot Online)