Mashtruesi ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga ministria

  • E. /
  • 11 April 2022 - 09:46
Mashtruesi ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga ministria

Tre persona kanë raportuar në polici se një i dyshuar ua ka marrë mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga një ministri e Kosovës.

I dyshuari gjendet në arrati, teksa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM/Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)