Lexoni edhe:
Albin Kurti prezanton pakon e re: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët
Ka filluar seanca e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës.
Nuredin Ibishi, është dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj Mustafës.
Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt me 11 prill, ku u dëgjua dëshmitari Kapllan Parduzi.
Parduzi ka thënë se arrestimi i Mustafës është i padrejtë sepse nuk ka fakte dhe është i bazuar në sajesa dhe gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë.
Ai shprehu shqetësimin e tij edhe për intervistimin e tij nga ana e ZPS-së për çka u shpreh se këtë e ka kuptuar si një lloj trysnie.
(Kosova Sot Online)