E rëndë, 36-vjeçari vret vëllanë. Zbulohet arsyeja e krimit në familje

  • E /
  • 13 April 2022 - 11:37
E rëndë, 36-vjeçari vret vëllanë. Zbulohet arsyeja e krimit në familje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje italiane. Antonio Martone, 36 vjeç akuzohet se ka vrarë vëllain e tij Domenico, 33 vjeç për paratë e sigurimit.

Trupi i Domenicos gjet në fshatin Lettere më 30 mars të vitit të kaluar. Kur karabinierët e Compagnia di Castellammare di Stabia mbërritën në vend, të alarmuar nga banorët, gjetën trupin e tij të vdekur.

Falë “Green pass”-it të gjetur në kabinën e makinës së parkuar jo shumë larg fshatit, u zbulua se kufoma i përkiste 33-vjeçarit.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë zbuluar lëvizjet e vëllait të tij. Pasi u rrëzua pista e vetëvrasjes, hetimet u fokusuan tek problemet në familje.

Antonio Martone u largua nga toka ku ishte trupi i të vëllait duke lënë aty makinën e Domenicos për të çorientuar hetimet.

Hetuesit po kërkojnë arsyen përse Antonio mori jetën e të vëllait dhe dyshimet e çojnë tek paratë e sigurimit. Domenico kishte përcaktuar rreth një vit më parë sigurimin e jetës me kërkesën e Antonios, që sipas kontratës është përfituesi i vetëm i parave.

(Kosova Sot Online)