Nga tradhtia deri tek vrasja, fillojnë akuzat mes familjeve pas vrasjes së Merushes në Roskovec

  • G.g /
  • 15 April 2022 - 12:20
Nga tradhtia deri tek vrasja, fillojnë akuzat mes familjeve pas vrasjes së Merushes në Roskovec

Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit, e cila u masakrua nga babai i tij, Xhevahir Hoxha, dy ditë më parë, rrëfen çfarë ka ndodhur në familjen e tij që prej momentin kur vendosi të bashkëjetonte me 30-vjeçaren, e cila kishte braktisur burrin e saj dhe tre fëmijët për të jetuar me të.

Pas krimit makabër, tanimë kanë shpërthyer akuzat edhe midis familjarëve të viktimës dhe ish-bashkëshortit të së ndjerës, sipas të cilëve, Fatjon Hoxha e kishte mashtruar, duke u bërë shkak për divorcin.

“Nuk ia dilnim dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këto që ndodhën. Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu, se do të marrësh shtëpitë”, tha ai.

I riu nga Roskoveci mohoi që të ketë kërcënuar ish-burrin e bashkëjetueses së tij.

“Jo, nuk ka shans. E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante, më tha do hash bukë, i thash jo, kur të kthehem”, the ai.

Fatjon Hoxha rrëfen momentin e tmerrshëm kur zbuloi se babai i tij (Xhevahiri) i kishte vrarë bashkëjetuesen, duke theksuar se “atë dhe Merushen nuk i ndante as plumbi, por i ndau kjo”.

“Sa shkoj në punë, më merr xhaxhai në telefon. Shkoj në shtëpi, pashë babanë që po shkonte nga ullinjtë, atje ku u gjet që vari veten. Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova, se nuk na pranuan. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë te morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne, jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të Policisë”, theksoi i riu.

AKUZAT PËR TRADHTI

Ndërkohë, ish-bashkëshorti i gruas së ndjerës kërkon analizat e ADN-së për dy fëmijët e tij më të vegjël, pasi ka dyshime për tradhti nga ana e bashkëshortes.

“Kam 4 vite i divorcuar nga Merushja. Unë rrija në Greqi. E kam kuptuar që kishte nisur një lidhje me Fationin, ajo vetë nuk e pranoi. Më vonë e mora vesh, nga vetë Merushja. Kam pasur një ballafaqim me Fationin në Fier, më ka kërcënuar. Më futi në makinë me zor. Merr ish-kunata dhe tha që ‘po vinte Policia dhe ik’.

Unë nuk bëra asnjë denoncim, asgjë, e lashë. Pastaj më merrte në telefon dhe më kërcënonte. Se di pse më kërcënonte, nuk e kam denoncuar. Merushja ka marrë dy fëmijët dhe ishte shtatzënë me të tretin kur iku nga shtëpia, unë isha në Greqi. Jam shtatzënë më tha. Nuk jam interesuar për fëmijët, se më kanë kërcënuar dhe jam larguar nga Shqipëria.

Fationi është fajtori për vdekjen e Merushes, lajmin e mësova nga mediat. Nëse do të isha në Shqipëri, do të shkoja në varrimin e saj. Po bëj 4 vite që s’i kam parë dhe as nuk i kam takuar fëmijët. Jam kërcënuar nga Fationi dhe më rrahu ish-kunati i vogël, u largova vetë. Vëllai i vogël i Merushes më ka rrahur, denoncimin e kam bërë. S’e di pse më ka dhunuar. Vetëm 2 herë kam folur me djemtë. M’i nxirrte kunati i madh. Kërkoj të bëhet ADNja e dy fëmijëve të vegjël. Nëse fëmijët janë të mitë, do të mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai për emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”.

(Kosova Sot Online)