Lexoni edhe:
Ndarja zonale e shëndetshme për demokracinë, e obligon deputetin dhe shton përgjegjësinë!
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur akt kriminal sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.
Krasniqi ka shkruar se mohuesve të sovranitetit të Kosovës iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes.
“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”, ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së, u ka bërë thirrje organeve të rendit që t’i japin përgjigje meritore atyre që përpiqen të cenojnë sovranitetin e Kosovës.
“I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)