22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E. /
  • 15 April 2022 - 15:14
22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin e fundit për rastet me Covid-19.

Në 24 orët e  fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë janë shëruar 20 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 499.

Njoftimi i plotë:

15 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

  Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.824.287 doza të vaksinës.

 Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

  Nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

  Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.

 Në total numri i rasteve aktive është 499.

 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

      Mbani maskat!

(Kosova Sot Online)