Vetura godet për vdekje këmbësoren në Llapushnik

  • E. /
  • 16 April 2022 - 09:53
Vetura godet për vdekje këmbësoren në Llapushnik

Një aksident ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë - Pejë, më saktësisht në Llapushnik.

Një i dyshuar mashkull ka goditur me veturë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe i dyshuari në mbajtje.

Ky është raporti i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Nacionale –Prishtinë-Pejë –Llapushnik (NN) 15.04.2022-20:15. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)