Putin dërgon bombardues bërthamorë rusë skaj Ukrainës, eskalon me të madhe lufta
Vladimir Putin ka dërguar avionët bombardues në Rusië Perëndimore. Kjo vjen pas fundosjes së luftanijes ruse në Detin e Zi.
Mediat britanike raportojnë se disa avionë rusë “Tu-95s” që bartin edhe bomba bërthamore, janë parë në territorin e Rusisë, afër kufirit me Ukrainën.
Fotografi e publikuara nga “The Sun”
Aktivizimi i këtyre avionëve vjen në kohën kur luftanija kryesore ruse “Moskva” është fundosur në Detin e Zi dhe kur luftëtarët ukrainas po refuzojnë të dorëzohen në Marioupol, qytetin port që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe Donbasin, rajonin separatist rus.
Deri tash, ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dhënë ndonjë njoftim se cili është qëllimi i këtij cerpimi.
Moska zyrtare ka përdorur edhe më parë avionët “Tu-95s” për të goditur objektivat në Ukrainë me armë jobërthamore, veçanërisht me raketat Kh-55 dhe Kh-101.
(Kosova Sot Online)