Lexoni edhe:
Gjyqësori të pastrohet urgjentisht nga gjyqtarët e lidhur me krimin e organizuar
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka thënë se s’është e mundur që të formohet Komisioni Hetimor parlamentar i propozuar nga opozita pasi sipas saj nuk është proces i ligjshëm.
Kusari u shpreh se opozita mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese nëse mendojnë se po u shkelet e drejta kushtetuese.
Gjyqësori të pastrohet urgjentisht nga gjyqtarët e lidhur me krimin e organizuarLexoni edhe:
“Në këtë situatë unë i inkurajoj opozitës të gjejë mekanizma të tjerë të Kuvendit sepse është evidente dhe e bazuar në ligj që s’ka hapësirë politike për t’u vendosur për Komision Parlamentar. Nëse mendoni që po ju shkelet një e drejtë kushtetuese unë ju inkurajoj që ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.
Kusari tha se ligji për Hetimin Parlamentar nuk lejon të formohet Komisioni Hetimor pasi kryesuesi i komisionit duhet të zgjidhet nga partitë që s’janë iniciues të themelimit të Komisionit.
“VV nuk e cenon e as nuk e pengon punën e Kuvendit, po sigurohemi për ligjshmërinë e këtij procesi.. Më lejoni edhe njëherë të citoj nenin 10 të Ligjit për Hetim Parlamentar: Kryesuesi i Komisionit emërohet nga Kuvendit, kryesuesi zgjidhet nga njëri prej partive që s’është iniciues të themelimit të Komisionit dhe nuk i përket koalicionit qeverisës Janë blloku të gjitha grupet parlamentare, pasi nënshkruesit janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Dispozitat ligjore s’janë çështje teknike”, tha Kusari.
(Kosova Sot Online)