Me kë ishte në konflikt? Çfarë tha vëllai i Oliver Ivanoviq në Gjykatë
Në seancën e së martës po dëgjohet Miroslav Ivanoviq, vëllai i Oliver Ivanoviqit, i cili tha se arsyeja e vrasjes së këtij të fundit, ka qenë politike.
“Është vështirë të vlerësohen këto çështje dhe të vihet në përfundim për to, por është e sigurt që nuk ka pasur kurrfarë arsye përpos arsyeve politike”, tha ai, kur u pyet se kush mund ta ketë privuar nga jeta Ivanoviqin dhe cilat mund të kenë qenë motivet.
Ndërsa, avokati i të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Faruk Korenica e pyeti se në çfarë kuptimi politike, a i ka penguar dikujt, apo dikush me qëllim ka dashtë ta largojë nga skena politike?
“Është e vështirë të vlerësohet por është e sigurt, që me ambiciet politike, ka qenë oponent politik i opozitës, në të cilën mund të përcaktojë tri palë dhe mund të mendohet për to, edhe Beogradi edhe Prishtina, edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, konfliktet e tij, janë me dozën më të madhe të agresivitetit, kanë qenë të drejtuar Listës Serbe si organizatë politike dhe esenca e saj është qëllimi i primatit politik dhe konkretisht zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës”, theksoi ai.
Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt më 4 mars të këtij viti, ku u dëgjua në cilësi të dëshmitarit, zyrtari policor Nysret Bekteshi, i cili ka deklaruar se nga qytetarët dhe kolegët e tij ka marr informata se Milan Radojçiqi dhe grupi i tij janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksader Jabllanoviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.
PSRK fillimisht kishte ngritur aktakuzë më 27 dhjetor 2019 kundër Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.
Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.
Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.
Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për tu deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së./BetimipërDrejtësi
(Kosova Sot Online)