Lexoni edhe:
Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Itali: U nis në Kosovë për Pashkë, u përplas me kamionin
Mjekja anesteziologe Shkëndije Shehu ndodhet në gjendje stabile shëndetësore, pasi pranoi plagë të rënda nga një sulm i qenve endacakë të enjten.
Pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së mëngjesin e së enjtes, anesteziologia Shehu është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive.
Plagët që pësoi në kokë, shpinë dhe këmbë nga sulmi i qenve endacakë, janë të rënda, ka thënë Bekim Rashani, mjeku kujdestar në Klinikën Infektive.
Por, përveç kësaj, nga qentë endacakë gjatë ditës u sulmuan edhe kardiokirurgu Bekim Dula, e një specializant i Oftalmologjisë së QKUK-së.
E probleme me qentë endacakë janë raportuar shumë gjatë ditëve të fundit nga qytetarët.
Lajmin se dy mjeke dhe një mjek janë sulmuar sot nga qentë endacakë në QKUK, e ka konfirmuar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Përmes një reagimi publik, ShSKUK, thotë se dy mjeket u sulmuan brenda oborrit të QKUK-së ndërkaq mjeku, jashtë kësaj hapësire.
“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në reagim.
(Kosova Sot Online)