Lexoni edhe:
Vjen goditja e parë publike kundër të bëmave të Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Truman” mbërriti pak më parë në Trieste për një “ndalim operacional teknik”, pas një periudhe dymujore stërvitjesh në Adriatik, Jon, Egje dhe Mesdheun Lindor.
Pas shërbimeve të nevojshme, të cilat parashikohet të zgjasin dy ditë, “përbindëshi” që amerikanë kanë pozicionuar në Mesdhe do të rikthehet në lundrim sërish në zonat më të nxehta të këtij deti.
Vjen goditja e parë publike kundër të bëmave të Hashim Thaçit e Ramush HaradinajLexoni edhe:
Një ditë më parë, “USS Truman” u fut në ujërat e Adriatikut duke lundruar përballë brigjeve shqiptare për në veri, pikërisht në Trieste.
“USS Truman” është pjesë e Flotës së Gjashtë amerikane të pozicionuar në Mesdhe dhe gjatë muajve të fundit është bërë pjesë e operacioneve të rendësishme ushtarake kundër kërcënimit rus në këtë rajon.
(Kosova Sot Online)