
Lexoni edhe:
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!
Një grua japoneze e certifikuar si personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 119-vjeçare, thanë zyrtarët lokalë të hënën, (25 prill).
Kane Tanaka lindi më 2 janar 1903, në rajonin jugperëndimor Fukuoka të Japonisë , në të njëjtin vit që vëllezërit Wright fluturuan për herë të parë dhe Marie Curie u bë gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel.
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!Lexoni edhe:
Zonja Tanaka ishte në gjendje relativisht të mirë shëndetësore deri vonë dhe jetonte në një azil pleqsh, ku i pëlqente lojërat në tavolinë, zgjidhjen e problemeve matematikore, pijet e gazuara dhe çokollatën.
Në rininë e saj Tanaka drejtonte biznese të ndryshme duke përfshirë dhe një dyqan tortash orizi.
Një shekull më parë ajo u martua me Hideo Tanakan me të cilin ka katër fëmijë dhe një të adoptuar.
Ajo kishte planifikuar të përdorte një karrige me rrota për të marrë pjesë në stafetën e pishtarit për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por pandemia e pengoi atë ta bënte këtë.
Në ditëlindjen e saj të 119-të më 2 janar, anëtarët e familjes së zonjës Tanaka thanë se ajo shpresonte të jetonte deri në 120 vjeç.
Kur Rekordet Botërore Guinness e njohën Tanaka si personin më të vjetër në botë në vitin 2019, ajo u pyet se në cilin moment ishte më e lumtur në jetë.
Gruaja, e cila në atë kohë mezi fliste, u përgjigj me një fjalë të vetme: 'Tani'.
Burri dhe djali i saj i madh luftuan në Luftën e Dytë Sino-Japoneze e cila filloi në 1937.
Në moshën 90-vjeçare, zonja Tanaka kishte kryer një operacion të kataraktit.
Rekordmenja gjithashtu iu nënshtrua një operacioni të kancerit kolorektal kur ishte 103 vjeç.
Në foto është familja e zonjës Tanaka. Nga e majta: Hideo Tanaka, Kane Tanaka, Nobuo Tanaka, Tsuruko Kunimasa dhe Toyoko Nakamura
Foto e Kane më 5 janar 2020
Tanaka u njoh si personi më i vjetër i gjallë në botë nga Rekordet Botërore Guinness kur ajo ishte 116 në 2019.
Kane Tanaka është fotografuar në vitin 1922 - në të njëjtin vit ajo u martua me burrin e saj Hideo
(Kosova Sot Online)