Lexoni edhe:
Moska kërcënon me armë bërthamore dhe luftë të tretë botërore: NATO ndërhyri në konflikt
Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.
Në mbledhjen e mbajtur më 21 prill në formë elektronike, ajo ka dhënë mendim negativ për propozimin që i erdhi nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Megjithatë projektligji për Trustin Pensional, i iniciuar nga ky i fundit, do të shqyrtohet në Kuvend.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike, Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë propozim të opozitës.
Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë.
“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
(Kosova Sot Online)