Lexoni edhe:
Raporti i “Freedom House” leksion i madh për Qeverinë, reformimi i drejtësisë dhe shkëputja nga lidhjet me krimin
Në mungesë të anëtarëve, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim. Pas vonesës së tyre, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) nuk i kanë pritur deputetët.
Në këtë komision kanë qenë të pranishëm anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të cilët ishin ftuar për të raportuar për punën e tyre për vitin 2021.
Kryetarja e Këshillit, Hasnije Ilazi tha se nuk mund të presin më shumë se 15 minuta.
Ndërkaq, anëtarja e komisionit, Albena Reshitaj theksoi se pavarësisht bojkotit të opozitës, shqyrtimi i raportit të KShC-së ka qenë i rëndësishëm.
(Kosova Sot Online)