Lexoni edhe:
Tragjedi: Çifti kosovar, prindër të shtatë fëmijëve, gjenden të vrarë në banesën e tyre në Francë
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Express, ku edhe shihet një veturë që është rrokullisur.
Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura momentalisht.
(Kosova Sot Online)