Konjufca e Gërvalla kujtojnë të zhdukurit me dhunë

  • E. /
  • 27 April 2022 - 10:51
Konjufca e Gërvalla kujtojnë të zhdukurit me dhunë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe dhe vendosen lule pranë Obeliskut të të Zhdukurve me Dhunë, para ndërtesës së Kuvendit.

Bashkë me ta ishte edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, deputetë të Kuvendit, ministra të Qeverisë dhe familjarë të të zhdukurve me dhunë.

Sot, me rastin e 27 prillit, kryetari Konjufca do të marrë pjesë edhe në shënimin e 23 vjetorit të masakrës në Mejë të Gjakovës, në nderim të 376 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe, në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila përkon me datën e masakrës së Mejës, ka theksuar se kjo ditë është përkujtim, pritje e ankth për familjarët dhe shtetin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)