![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjetë i vrarë çifti kosovar në Francë
![Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjetë i vrarë çifti kosovar në Francë](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/27/auto_dfdf-1-600x3601651054625.jpg)
Një çift kosovar është gjetur i vrarë në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës.
Mediat franceze kanë raportuar se ata janë vrarë me thikë. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.
Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje prej mëngjesit atje, deri tani akoma nuk janë të qarta rrethanat për rastin.
Por, këta dy prindër i kishin shtatë fëmijë të moshave nga pesë deri në 21-vjeç, dhe ishin duke qëndruar në Francë që nga viti 2018.
Klan Kosova ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe me Ambasadën e Kosovës në Francë, prej të cilave është duke pritur përgjigje.
Më poshtë keni pamje nga vendi i ngjarjes:
https://www.youtube.com/watch?v=UjSrvwC8EoQ&feature=youtu.be
(Kosova Sot Online)