Përparim Rama jep një lajm të mirë për shëndetësinë në kryeqytet
Përparim Rama ka vizituar një nga qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet. I pari i komunës është njoftuar me kushtet dhe punën në QKMF-V të Prishtinës.
Nga atje, Rama ka premtuar përmirësime të shërbimeve në mjekësi për qytetarët.
Poashtu, kryetari ka njoftuar se nuk do të ketë më pritje të gjata për termine në mamografi.
“Qytetarët nuk do të presin më gjatë për termine në Mamografi. Shërbimi do të ofrohet në kohë reale” njofton Rama në Facebook.
(Kosova Sot Online)