Lexoni edhe:
Amerika do ta shpëtojë këtë rajon nga diktatura e varfërisë dhe mafias
Nëse deri të enjten (nesër) nuk do të ketë ndonjë veprim nga ana e Qeverisë Kurti do të fillojmë grevën. Kështu po paralajmëron kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.
SBAShK kishte paralajmëruar grevë në të gjitha institucionet arsimore pas datës 20 prill. Por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur për shkak se Kurti sipas Jasharajt i ka ftuar në takim të shtunën e kaluar kreun e BSPK-së e nënkryetarin e SBAShK-ut.
Amerika do ta shpëtojë këtë rajon nga diktatura e varfërisë dhe mafiasLexoni edhe:
Jasharaj për Insajderin ka dhënë detaje nga ky takim.
“Nga ajo që dimë, të shtunën e javës së kaluar kryetari i BSPK-së së bashku me nënkryetarin e SBASHK-ut kanë pasur një takim me kryeministrin Kurti ku janë debatuar çështjet dhe kryeministri Kurti, në bazë të asaj që na është raportuar të enjten e kaluar nga këta dy përfaqësues tonë ka thënë se kërkesat janë në adresa të ndryshme dhe ai ka kërkuar një afat kohor për të bashkëbiseduar, për tu këshilluar më ministrat gjegjës”, ka thënë ai.
Këtë javë do të ketë takime konkrete dhe përmbajtjesorë, në përpjekje për të zgjedhur cilat çështje mund të zgjidhen, tha Jasharaj.
Kërkesa kryesore e SBASHK-ut është që deri në implementimin e ligjit të pagave, mësimdhënëseve të ju jepen nga 100 euro shtesë në muaj. Në të kundërtën Jasharaj tregoi se do të fillojnë me siç i quan ai veprime të përshkallëzuara.
“E ajo çka mund të them tash, kjo vlen vetëm për SBASHK-un sepse unë nuk mund të ndikojë tek sindikatat tjera nëse të enjten nuk do të kemi ndonjë raport konkret se si është zhvilluar takimi, që ka gjëra konkrete të cilat janë në përpjekje për t’u realizuar atëherë pas të enjtes, gjegjësisht unë të enjten do ta thërras Këshillin drejtues të SBASHK-ut do të raportojmë se edhe pas gjithë këtyre pritjeve ka apo nuk ka rezultate që i mbetet ta vlerësojnë vet ata, nëse vazhdohet kështu dhe nuk do të ketë as takime, as rezultate konkrete, as propozime e premtime konkrete atëherë pas të enjtes, Këshilli Drejtues të enjten mblidhet ose të premten duke e pritur takimin e BSPK-së, dhe nëse nuk ka asgjë konkrete atëherë Këshilli Drejtues do ta bëjë një axhendën se si do të duken veprimet sindikale”, deklaroi ai
.Por cilat janë ato veprime të përshkallëzuara.
“Nga komunikimi që kemi me kryetarët e komunave që të fillojmë me veprime sindikale që i quajmë të përshkallëzuara, fillimisht të shkohet me një orë mësimore grevë, pastaj 2 orë pastaj tri dite të shkohet me vërejtjen e fundit një ditë grevë në tërë sistemin arsimor dhe nëse edhe atëherë nuk ka diçka konkrete atëherë shpallet data e grevës së përgjithshme nga e cila grevë dilet vetëm kur plotësohen kushtet”, paralajmëroi kryetari i SBASHK-ut.
Ai komentoi edhe ndarjen e shtesave prej 100 euro nga ana e qeverisë.
“Ky 100 euroshi që u nda jemi gëzu që ju dha gjithë atyre që e dinë që kanë nevojë, po por sistemin arsimor duhet edhe në muajt në vijim kjo do të na lehtësonte që pastaj të presim për ligjin e pagave në konsultim me sindikatat të punohet pa gabime dhe të shkojë në procedurat që duhet”, u shpreh Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut ka deklaruar se janë të gatshëm të punojnë me Qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Arsimit për gjetjen e një zgjidhje. Sipas tij nëse Qeveria do ta mbështes sistemin arsimor me nga 100 euro do të jenë në gjendje të presin më gjatë deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci kishte deklaruar se nuk është koha për greva të cilët janë paralajmëruar nga SBAShK-u. Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.
(Kosova Sot Online)