
Policia jep detaje për arrestimin e profesorit të dyshuar për pedofili: Në banesën e tij janë konfiskuar disa dëshmi

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e profesorit të dyshuar për ‘pedofili’, duke bërë të ditur se në banesën e tij janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur.
Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti në fjalë është cilësuar si ‘ofrim i materialit pornografi i personave nën moshën 16 vjeç’.
(Kosova Sot Online)