Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë 23 mijë rusë
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka bërë një rifreskim të të dhënave rreth bilancit të luftës që nga nisja e saj më 24 shkurt.
Sipas autoriteteve ukrainase, ushtria ruse ka humbur 23 mijë ushtarë që nga nisja e të ashtuquajturit “operacion special”, i cili tashmë është zhvendosur në pjesën lindore të Ukrainës.
Gjithashtu bëhet me dije se ushtria vendase ka shkatërruar 986 tanke, 2418 mjete të blinduara, 435 sisteme artilerie, 189 avionë, 8 anije, 155 helikopterë.
Mediat e huaja deklarojnë se nuk mund t’i konfirmojnë këto shifra, po janë vetë autoritetet ruse ato që deklaruan pak kohë më parë se ushtria ka pësuar humbje domethënëse në Ukrainë.
(Kosova Sot Online)