Lexoni edhe:
Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington.
Menendez pas takimit me shefen e shtetit e ka falënderuar për strehimin e afganëve dhe ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.
“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.
Presidentja Osmani pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të ish-sekretares Madeleine Albright ka takuar seantorë e kongresistë të shumtë amerikanë gjatë vizitës në Washington DC.
(Kosova Sot Online)