Lexoni edhe:
Pa ujë e me kufoma nën rrënoja, ukrainasit në Mariupol në rrezik nga epidemitë vdekjeprurëse
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD ka thënë se hapja mbetet “leva e Arkimedit për të ndryshuar Shqipërinë”, teksa ftoi demokratët që të japin kontributin e tyre për fitoren e opozitës.
“Ky kuvend hap një kapitull historik për ne, kapitullin e marshit tonë drejt fitores. Shumë diskutojnë dhe pyesin: Po ku mundet Edi Rama? A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur 3 herë atë. Edhe 6 herë të tjera do ta mundim. Por ky marsh, ky udhëtim kërkon nga ne të bëjmë gjithçka për mendjen dhe zemrat e shqiptarëve. Para së gjithash për ata demokratë që mund të jenë të ftohur, mund të jenë edhe në hatërmbetje, edhe të hidhëruar. Sot kemi këtu dhjetëra e qindra delegatë që para 6 Marsit ishim në pozicione të ndryshme. Më lejoni t’i falënderoj ata me mirënjohjen më të thellë për praninë në këtë sallë. Është i mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij, por e rëndësishme është që të rendim, të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti ‘90 gjer sot, ta ftojmë të kthehet tek kontributi i tij, ta ftojmë të japë kontribut tjetër për fitoren e PD dhe do shihni që ne nuk do jemi, 40 apo 50 mijë, por ju garantoj 2 ose 3-fishi i tyre. Kjo është parti me histori Sot në misionin tonë, hapja, hapja dhe vetëm hapja është dhe do mbetet leva e Arkimedit për të ndryshuar Shqipërinë”.
Duke komentuar marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Aleksandër Vuçiq, Berisha tha se ky i fundit do ketë fatin e Vladimir Putinit në aventurat e tij në Kosovë.
“Rama është njeriu që i bën më shumë tualet Vuçiq. Kurrë s’mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Kosovës. Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do përballet me Shqipërinë. Atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër“, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)