Lexoni edhe:
Martin Berishaj shfaqet për herë të parë pas skandalit 600 mijë eurosh, merr pjesë në një iftar
Në natën e Fitër Bajramit, në xhaminë e fshatin Dobresh të Vitisë, është kryer një vjedhje e rëndë.
Përgjegjësi i xhamisë ka denoncuar rastin në orët e vona të mbrëmjes dhe ka deklaruar se dikush e ka hapur me forcë arkën që ka qenë e vendosur në xhami dhe ka vjedhur një shumë të parave.
Në deklaratën e tij, ankuesi ka thënë se vjedhja në arkën e xhamisë dyshohet se është kryer pas faljes së jacisë.
Lidhur me këtë ngjarje, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë”.
(Kosova Sot Online)