Lexoni edhe:
Kurti e Vuçiq nesër në Berlin, Petritsch: Scholz dëshiron të parandalojë frontet e reja
Prokuroria e Specializuar në Hagë e kryesuar nga Jack Smith, i ka rënduar akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e dorëzuar 2 vite më parë, është plotësuar me pretendime të reja, të cilat thuhet se janë kryer në disa fshatra të Suharekës dhe në qytetin e Gjilanit.
Edhe dy anekse shtesë të mbushura me akuza pritet të rëndojnë edhe më shumë mbi krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Më shumë se 30 faqe të reja do t’i shtohen aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Fshatrat Budakovë dhe Semetisht gjenden në komunën e Suharekës. Në këto dy zona, Prokuroria e Hagës po pretendon se ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte. Këto pretendime i kanë shtuar në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e re e plotësuar në rastin e krerëve të UÇK-së është dorëzuar më 28 prill. Përveç fshatrave të Suharekës, krime lufte pretendohet se janë kryer edhe në një konvikt në Gjilan.
Deri te ky plotësim i aktakuzës, kishte ardhur pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të shtuar akuza të reja ndaj krerëve të UÇK-së. Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit u ankuan për këtë synim të Prokurorisë, por Gjykata e Apelit në Speciale i hodhi poshtë ankesat e mbrojtjes.
Këto akuza të reja vijnë në kohën kur avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, kanë pasuar ankesa të shumta për vonesat në proces. Pas këtij plotësimi të aktakuzës, mbrojtjes do t’i duhet kohë për hetime të tjera, shpalosjen e materialeve nga Prokuroria, por edhe punë në terren në lokacionet e reja që janë shtuar në aktakuzë.
Arrestime të paligjshme, tortura, vrasje e trajtim jonjerëzor. Të gjitha këto pika të aktakuzës kanë qenë edhe më herët në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve. Por, në këtë rast, me ndryshimin e aktakuzës, janë shtuar lokacione të reja ku Prokuroria pretendon se janë kryer krime lufte.
Budakova dhe Semetishti janë dy lokacionet ku Prokuroria e Hagës po pretendon se janë kryer arrestime, vrasje e tortura nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në anekset e reja të akuzave që rëndojnë mbi Thaçin dhe të tjerët, pjesa më e madhe e detajeve janë të redaktuara. Pra, sekrete për publikun e gjerë. Mirëpo, në pjesët e pakta që janë publikuar, ofrohen rrëfime të pretenduara për disa shtëpi të cilat janë shfrytëzuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së për kryerjen e krimeve të luftës. Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (I REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (I REDAKTUAR) dhe ( I REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet në pjesën e shtuar të aktakuzës.
“Anëtarët e UÇK-së shkaktuan vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike, dhe sulmuan dinjitetin çnjerëzor të viktimave, duke i ndaluar në mënyrë arbitrare. Një person (I REDAKTUAR) dhe një shqiptar tjetër, kur u arrestuan rreth datës 4 korrik 1998 iu drejtuan edhe armët. Ndërsa po largoheshin nga vendi i arrestimit të tyre, u qëllua në (REDAKTUAR). Pas arrestimit tre burrat i dërguan në një shtëpi në Budakovë, dhe i rrahën për një orë. Tre burrat konsideroheshin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, dhe u torturuan edhe me ujë të nxehtë”, thuhet më tutje në akuzat e reja që janë shtuar në rastin ndaj krerëve të UÇK-së.
Të gjitha këto, sipas prokurorit Jack Smith kanë qenë viktima që nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur, por janë kryesisht persona që UÇK-ja i akuzonte për bashkëpunim me Serbët.
Prokuroria në Hagë rëndon aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së, këto janë akuzat e reja
12:02, 03/05/2022
Prokuroria e Specializuar në Hagë e kryesuar nga Jack Smith, i ka rënduar akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e dorëzuar 2 vite më parë, është plotësuar me pretendime të reja, të cilat thuhet se janë kryer në disa fshatra të Suharekës dhe në qytetin e Gjilanit.
Edhe dy anekse shtesë të mbushura me akuza pritet të rëndojnë edhe më shumë mbi krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Më shumë se 30 faqe të reja do t’i shtohen aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
LEXO EDHE:
Bajram i përgjakshëm: 68 aksidente për një ditë me të vdekur e të lënduar
Fshatrat Budakovë dhe Semetisht gjenden në komunën e Suharekës. Në këto dy zona, Prokuroria e Hagës po pretendon se ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte. Këto pretendime i kanë shtuar në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e re e plotësuar në rastin e krerëve të UÇK-së është dorëzuar më 28 prill. Përveç fshatrave të Suharekës, krime lufte pretendohet se janë kryer edhe në një konvikt në Gjilan.
Deri te ky plotësim i aktakuzës, kishte ardhur pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të shtuar akuza të reja ndaj krerëve të UÇK-së. Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit u ankuan për këtë synim të Prokurorisë, por Gjykata e Apelit në Speciale i hodhi poshtë ankesat e mbrojtjes.
Këto akuza të reja vijnë në kohën kur avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, kanë pasuar ankesa të shumta për vonesat në proces. Pas këtij plotësimi të aktakuzës, mbrojtjes do t’i duhet kohë për hetime të tjera, shpalosjen e materialeve nga Prokuroria, por edhe punë në terren në lokacionet e reja që janë shtuar në aktakuzë.
Arrestime të paligjshme, tortura, vrasje e trajtim jonjerëzor. Të gjitha këto pika të aktakuzës kanë qenë edhe më herët në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve. Por, në këtë rast, me ndryshimin e aktakuzës, janë shtuar lokacione të reja ku Prokuroria pretendon se janë kryer krime lufte.
Budakova dhe Semetishti janë dy lokacionet ku Prokuroria e Hagës po pretendon se janë kryer arrestime, vrasje e tortura nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në anekset e reja të akuzave që rëndojnë mbi Thaçin dhe të tjerët, pjesa më e madhe e detajeve janë të redaktuara. Pra, sekrete për publikun e gjerë. Mirëpo, në pjesët e pakta që janë publikuar, ofrohen rrëfime të pretenduara për disa shtëpi të cilat janë shfrytëzuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së për kryerjen e krimeve të luftës.
“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (I REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (I REDAKTUAR) dhe ( I REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet në pjesën e shtuar të aktakuzës.

Në mesin e pikave të reja të aktakuzës, është edhe trajtimi çnjerëzor që Prokuroria pretendon se është kryer në këto dy zona, pra Budakovë dhe Semetishtë.
Kurti e Vuçiq nesër në Berlin, Petritsch: Scholz dëshiron të parandalojë frontet e rejaLexoni edhe:
“Ndërsa ishte i paraburgosur në Budakovë, një person (I REDAKTUAR) ishte shtyrë dhe goditur me dy-tri shuplaka, dy herë me shkelma në kokë, dhe këmbëve. Atij iu tha se arrestimi po ndodhte sepse kishte bashkëpunuar me serbët. Kur ai u lirua, iu tha të qëndronte në arrest shtëpiak në shtëpi. Në Budakovë, (REDAKTUAR) u morën në pyetje për spiunim kundër UÇK-së dhe për shërbim të forcave serbe. Sipas një urdhri, ata u transferuan nga paraburgimi në Budakovë në paraburgimin e UÇK-së. Kufomat e tyre u gjetën rreth datës 23 gusht 1998 në afërsi të (REDAKTUAR), me krahët e lidhur, dhe me lëndime nga armët e zjarrit”, pretendon Prokuroria e Hagës.
Jack Smith po i akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, sepse si kryesues të UÇK-së nuk kishin ndërmarrë masa për ta ndaluar kryerjen e këtyre veprave penale.
Akuzat e reja që rëndojnë mbi krerët e UÇK-së, përfshijnë edhe vrasjet që pretendohet se janë kryer në Budakovë e Semetishtë. “Kufomat e të arrestuarve u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (I REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR). Mënyra e qëllimshme në të cilën autorët e UÇK-së i trajtuan të burgosurit, demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”, specifikohet në një nga pikat shtesë të aktakuzës.
Akuza pothuajse identike janë shtuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, në një lokacion tjetër. Prokuroria e Hagës po pretendon se në konviktin e Gjilanit në periudha të ndryshme kohore, pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer arrestime të paligjshme, tortura e vrasje.
Prokuroria në Hagë rëndon aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së, këto janë akuzat e reja
12:02, 03/05/2022
Prokuroria e Specializuar në Hagë e kryesuar nga Jack Smith, i ka rënduar akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e dorëzuar 2 vite më parë, është plotësuar me pretendime të reja, të cilat thuhet se janë kryer në disa fshatra të Suharekës dhe në qytetin e Gjilanit.
Edhe dy anekse shtesë të mbushura me akuza pritet të rëndojnë edhe më shumë mbi krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Më shumë se 30 faqe të reja do t’i shtohen aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
LEXO EDHE:
Bajram i përgjakshëm: 68 aksidente për një ditë me të vdekur e të lënduar
Fshatrat Budakovë dhe Semetisht gjenden në komunën e Suharekës. Në këto dy zona, Prokuroria e Hagës po pretendon se ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte. Këto pretendime i kanë shtuar në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aktakuza e re e plotësuar në rastin e krerëve të UÇK-së është dorëzuar më 28 prill. Përveç fshatrave të Suharekës, krime lufte pretendohet se janë kryer edhe në një konvikt në Gjilan.
Deri te ky plotësim i aktakuzës, kishte ardhur pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të shtuar akuza të reja ndaj krerëve të UÇK-së. Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit u ankuan për këtë synim të Prokurorisë, por Gjykata e Apelit në Speciale i hodhi poshtë ankesat e mbrojtjes.
Këto akuza të reja vijnë në kohën kur avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, kanë pasuar ankesa të shumta për vonesat në proces. Pas këtij plotësimi të aktakuzës, mbrojtjes do t’i duhet kohë për hetime të tjera, shpalosjen e materialeve nga Prokuroria, por edhe punë në terren në lokacionet e reja që janë shtuar në aktakuzë.
Arrestime të paligjshme, tortura, vrasje e trajtim jonjerëzor. Të gjitha këto pika të aktakuzës kanë qenë edhe më herët në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve. Por, në këtë rast, me ndryshimin e aktakuzës, janë shtuar lokacione të reja ku Prokuroria pretendon se janë kryer krime lufte.
Budakova dhe Semetishti janë dy lokacionet ku Prokuroria e Hagës po pretendon se janë kryer arrestime, vrasje e tortura nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në anekset e reja të akuzave që rëndojnë mbi Thaçin dhe të tjerët, pjesa më e madhe e detajeve janë të redaktuara. Pra, sekrete për publikun e gjerë. Mirëpo, në pjesët e pakta që janë publikuar, ofrohen rrëfime të pretenduara për disa shtëpi të cilat janë shfrytëzuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së për kryerjen e krimeve të luftës.
“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (I REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (I REDAKTUAR) dhe ( I REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet në pjesën e shtuar të aktakuzës.
“Anëtarët e UÇK-së shkaktuan vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike, dhe sulmuan dinjitetin çnjerëzor të viktimave, duke i ndaluar në mënyrë arbitrare. Një person (I REDAKTUAR) dhe një shqiptar tjetër, kur u arrestuan rreth datës 4 korrik 1998 iu drejtuan edhe armët. Ndërsa po largoheshin nga vendi i arrestimit të tyre, u qëllua në (REDAKTUAR). Pas arrestimit tre burrat i dërguan në një shtëpi në Budakovë, dhe i rrahën për një orë. Tre burrat konsideroheshin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, dhe u torturuan edhe me ujë të nxehtë”, thuhet më tutje në akuzat e reja që janë shtuar në rastin ndaj krerëve të UÇK-së.
Të gjitha këto, sipas prokurorit Jack Smith kanë qenë viktima që nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur, por janë kryesisht persona që UÇK-ja i akuzonte për bashkëpunim me Serbët.
Në mesin e pikave të reja të aktakuzës, është edhe trajtimi çnjerëzor që Prokuroria pretendon se është kryer në këto dy zona, pra Budakovë dhe Semetishtë.
“Ndërsa ishte i paraburgosur në Budakovë, një person (I REDAKTUAR) ishte shtyrë dhe goditur me dy-tri shuplaka, dy herë me shkelma në kokë, dhe këmbëve. Atij iu tha se arrestimi po ndodhte sepse kishte bashkëpunuar me serbët. Kur ai u lirua, iu tha të qëndronte në arrest shtëpiak në shtëpi. Në Budakovë, (REDAKTUAR) u morën në pyetje për spiunim kundër UÇK-së dhe për shërbim të forcave serbe. Sipas një urdhri, ata u transferuan nga paraburgimi në Budakovë në paraburgimin e UÇK-së. Kufomat e tyre u gjetën rreth datës 23 gusht 1998 në afërsi të (REDAKTUAR), me krahët e lidhur, dhe me lëndime nga armët e zjarrit”, pretendon Prokuroria e Hagës.
Jack Smith po i akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, sepse si kryesues të UÇK-së nuk kishin ndërmarrë masa për ta ndaluar kryerjen e këtyre veprave penale.
Akuzat e reja që rëndojnë mbi krerët e UÇK-së, përfshijnë edhe vrasjet që pretendohet se janë kryer në Budakovë e Semetishtë.
“Kufomat e të arrestuarve u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (I REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR). Mënyra e qëllimshme në të cilën autorët e UÇK-së i trajtuan të burgosurit, demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”, specifikohet në një nga pikat shtesë të aktakuzës.
Akuza pothuajse identike janë shtuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, në një lokacion tjetër. Prokuroria e Hagës po pretendon se në konviktin e Gjilanit në periudha të ndryshme kohore, pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer arrestime të paligjshme, tortura e vrasje.
“Në konvikt, një person (I REDAKTUAR), u kontrollua dhe iu morën çelësat e makinës, dhe iu gris patent-shoferi. Ai pasi u arrestua, u rrah me shkopinj, dhe njëri prej personave ia vendosi pistolentën te viktima. Rrahja u krye në mënyrë të organizuar, dhe një nga personat jepte udhëzime si të kryhej rrahja”, thuhet në shtesat e aktakuzës.
“Dy persona, (I REDAKTUAR) dhe (I REDAKTUAR), u rrëmbyen në Gjilan me dy ditë diferencë, dhe u shoqëruan në drejtim të konviktit, dhe nuk u pa kurrë më. Trupi i tij u gjet më 2 qershor 2000. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër person, u arrestua dhe u dërgua në konvikt dhe nuk u pa më kurrë. Trupi i tij u gjet në vitin 2022. (I REDAKTUAR) dhe (I REDAKTUAR) i cili u mor nga shtëpia e tij së bashku me finjin. Përderisa gratë u liruan sapo arritën afër konviktit, trupi i (REDAKTUAR) nuk u pa më përderisa trupi i tij u gjet në qershor 2022. Shqiptarët i thanë gruas ‘ti çetnike, shko te Millosheviqi’. Fqinji ishe me rroba civile dhe quhej (I REDAKTUAR). Ishte shumë i frikësuar sepse mund t’i dëgjonin duke folur serbisht”, thuhet më tutje,.Për këtë rast specifik që përmendet në aktakuzë, personat që Prokuroria pretendon se janë arrestuar, janë serbë.
“Autopsia e kryer, tregonte se (I REDAKTUAR) kishte një plagë me armë zjarri në kafkë. Në indet e buta u gjetën dy plumba që tregonin se ai u qëllua një herë në një pjesë tjetër të trupit. Shkaku i vdekjes ishin armët e shumta me armë zjarri. (I REDAKTUAR) dhe gruaja e tij ishin larguar para incidentit, dhe megjithëse të tjerët i kishin thënë këtij personi të largohet, ai nuk e kishte bërë pasi thoshte se nuk ka bërë asgjë të keqe”, bëhet e ditur më tutje në aktakuzë.
Për këto pika të reja të aktakuzë, Specialja ka caktuar katër seanca ku krerët e UÇK-së do të deklarohen për fajësinë: Më 10 maj do të mbahen katër seanca. Thaçi: 10 Maj 2022 - 10:00-10:45
Veseli: 10 Maj 2022 - 11:15-12:00
Krasniqi: 10 Maj 2022 - 14:00-14:45
Selimi: 10 Maj 2022 - 15:15-16:00
AKTAKUZA E VJETËR
Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.
“Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.
Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.
Sipas aktakuzës pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
Sipas aktakuzës së Dhomave të Specializuara, pjesëtarë të tjerë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale janë: Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në “kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve”(Kosova Sot Online )