“Dita e shpalljes së luftës”, inteligjenca ukrainase zbulon planin e Rusisë për 9 Majin

  • 04 May 2022 - 12:31
“Dita e shpalljes së luftës”, inteligjenca ukrainase zbulon planin e Rusisë për 9 Majin

Inteligjenca e Ukrainës ka thënë se Rusia do të mbajë paradën e saj ushtarake të 9 Majit në qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga 24 shkurti kur filloi agresion rus në Ukrainë. Drejtoria e Inteligjencës tha se Rusia po kryen “përgatitjet për paradën”, duke pastruar rrugët qendrore nga mbeturinat, municionet e pashpërthyera dhe duke hequr trupat e të vrarëve, shkruan The Kyiv Independent. Mariupol, si një qytet port në Detin e Zi ku gjendet edhe fabrika e çelikut Azovstal, është kyç për Rusinë meqë aty ushtarët ukrainas vazhdojnë të luftojnë.

Nga ana tjetër,9 Maji, e njohur si Dita e Fitores në Rusi, shënohet për të përkujtuar mposhtjen e nazizmit më 1945. Zakonisht ajo shënohet me paradë ushtarake në Moskë ku mblidhen edhe krerët më të lartë të vendit.

Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt në Ukrainë, por presidenti rus Vladimir Putin ka insistuar që trupat e tij janë në një “operacion special ushtarak” në vend të deklarimit të luftës. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë dhe analistët po besojnë se kjo mund të ndryshojë më 9 maj, në ditën simbolike të Rusisë, me një deklaratë formale të shpalljes së luftës , që do t’i hapë rrugën Putinit për të zgjeruar kampanjën e tij.

(Kosova Sot Online )