Ministria vazhdon thirrjet për vaksinim: Pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende

  • E /
  • 05 May 2022 - 08:47
Ministria vazhdon thirrjet për vaksinim: Pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që s’janë vaksinuar ende që të vaksinohen, duke thënë se pandemia Covid-19 s’ka përfunduar ende.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSh’ja ka thënë se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të hospitalizuar e më pak vdekje nga Covid-19.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në postimin e MSh’së.

(Kosova Sot Online)