![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
“Piloti i pakualifikuar”, avioni me 300 pasagjerë kthehet në Londër pasi kishte fluturuar për 40 minuta
![“Piloti i pakualifikuar”, avioni me 300 pasagjerë kthehet në Londër pasi kishte fluturuar për 40 minuta](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/05/auto_avioni-londer-1-600x3601651747508.jpg)
Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.
Avioni, një Airbus A330, ishte nisur nga Heathrow dhe kishte si destinacion Nju Jorkun. Teksa ishte mbi Irlandë, kapiteni u njoftua se ndihmës piloti nuk kishte kryer testin e tij të fundit të fluturimit para se të pajisej me lejen e fluturimit të kësaj kategorie.
Ai vendosi të kthehej menjëherë në Londër, nga ishte nisur. Pasagjerët pritën në aeroport derisa u zëvendësua piloti. Avioni mbërriti në SHBA 3 orë me vonesë nga orari i parashikuar.
(Kosova Sot Online)