Nxiti reagime me gabimet e shumta gramatikore, prof. Arsim Bajrami publikon shkrimin e përmirësuar

  • E. /
  • 06 May 2022 - 11:12
Nxiti reagime me gabimet e shumta gramatikore, prof. Arsim Bajrami publikon shkrimin e përmirësuar

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka bërë gabime të rënda drejtshkrimore në një status të tij në Facebook. Pas reagimeve të shumta Bajrami e ka fshirë statusin dhe e ka publikuar sërish, por kësaj radhe të përmirësuar.

Profesori universitar ka shkruar për seancën e djeshme të Kuvendit që sipas tij dallon me legjislaturat kur ai ishte deputet për shkak se ligjvënësit ishin njerëz me integritet.

Por, ish-deputeti Bajrami ka përdorur shkronjën ‘ë’ më tepër se që duhet në fjalitë që ka shkruar.

Image

Shkrimi i përmirësuar

Image

Për gabimet gjuhësore i kanë reaguar Rron Gjinovci e Ermal Sadiku të cilët e kanë kritikuar Bajramin se pavarësisht titullit profesor ka bërë gabime drejtshkrimore.

(Kosova Sot Online)