
Lexoni edhe:
Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme
Ngjarjet e ditës: 7 maj 2022
10:00 – Mbahet Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”. Marrin pjesë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Dr. Ashraf Abdel Aziz, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshmeLexoni edhe:
12:00 – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, mbajnë Akademinë Përkujtimore në shënim të dyvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar, Ahmet Brahimaj. (Teatrin Kombëtar të Kosovës)
12:00 – Mbahen homazhe me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani)
17:00 – Në kuadrë të “Javës së Dëshmorëve”, Komuna e Rahovecit organizon turneun në futboll të vogël. (Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec)
18:30 – Mbahet dita e tretë e edicionit të 33 të Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”.
(Kosova Sot Online )