Lexoni edhe:
Paralajmërimi i pacientes 26-vjeçare me kancer të mushkërive: Mos bëni të njëjtin gabim si unë, këto simptoma s’duhen injoruar kurrë
Paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, e shpallur nga presidenti Joe Biden të premten, kap vlerën e 150 milionë dollarëve, sipas sekretarit të shtetit Antony Blinken, shkruan The Guardian.
“Unë kam autorizuar 150 milionë dollarë për të furnizuar Ukrainën mearmë, pajisje dhe furnizime shtesë për të përforcuar mbrojtjen e saj dhe për ti bërë ballë ofensivs së Rusisë në Lindje”, tha Blinken.
Paketa e fundit e ndihmës përfshin 25,000 fishekë artilerie 155 mm, si dhe radarë kundër artilerisë, pajisje bllokimi, pajisje në terren dhe pjesë këmbimi.
“Mbështetja e SHBA-së, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë kritike për të ndihmuar Ukrainën të fitojë betejën e Kievit dhe të bllokojë synimet e luftës së Putinit në Ukrainë”, shtoi ai.
Me paketën e fundit të ndihmës së sigurisë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, ndihma ushtarake e Uashingtonit për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken.
Rreth 220 ushtarakë kanë marrë trajnime dhe 150 të tjerë janë duke u trajnuar, shtoi Kirby.
(Kosova Sot Online)